28 qendra shëndetësore dhe 18 postacione autoambulancash në dispozicion të pushuesve

schedule13:10 - 12 Korrik, 2019

schedule 13:10 - 12 Korrik, 2019

Gjatë sezonit turistik, të paktën 28 qendra shëndetësore verore dhe 18 postacione autoambulancash janë hapur në të gjithë vendin. Manastirliu inspektoi qendrën shëndetësore në Shëngjin. Gjatë fjalës së saj, ministrja tha se po vijon edhe dezinfektimi.

28 qendra shëndetësore verore 24 orëshe si dhe 18 postacione autoambulancash janë në dispozicion të pushuesve nga veriu në jug të Shqipërisë për këtë sezon turistik. Ogerta Manastirliu, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjatë inspektimit në qendrën shëndetësore në Shëngjin, foli kujdesin ndaj pushuesve në zonat bregdetare.

“Kemi vënë në dispozicion të pushuesve 28 qendra shëndetësore verore 24 orëshe si dhe 18 postacione autoambulancash. Mbi 9600 qytetarë kanë marrë shërbimin e duhur mjekësor pranë qendrave verore që nga 1 Qershori”.

Në fjalën e saj, Manastirliu tha se të paktën 150 mjekë janë në dispozicion, ndërsa barnat nuk mungojnë në asnjë qendër shëndetësore.

“Falenderoj ekipet mjekësore kudo në qendrat shëndetësore verore dhe nuk janë pak po janë rreth 150 mjekë dhe infermierë që po japin shërbim pa ndërprerje pranë pushuesve”.

Ministrja preku dhe prolemin e dezinsektimit. Ajo tha se pas përfundimit të fazës së parë në zonat më problematike në Divjakë, Darëzesë, Seman, procesi do nisë dhe në veri të vendit. /ABC news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!