Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

28 Nëntori/ Emocione edhe në Fier, nisin festimet me ngritjen simbolike të flamurit kombëtar

schedule10:28 - 28 Nëntor, 2024

schedule 10:28 - 28 Nëntor, 2024

Festa e Pavarësisë në Fier këtë 112 vjetor ka mbledhur bashke veteranët e futbollit nga Kosova dhe Shqipëria. Mes aktiviteteve festive, Bashkia e Fierit ka organizuar atë që është quajtur futboll mes brezave, që pertej simbolikës se bashkimit kombëtar pritet të dhurojë emocione për sportdashësit dhe publikun.

Festimet nisën me ngritjen simbolike e flamurit kombëtar pranë bustit të Tonc Kilicës kryebashkiakut të parë te Fierit. Më pas koncerti festiv në Teatrin Bylis dhe ndeshja e veteranëve të futbollit janë pjesë e axhendes se Ditës së Pavarësisë. Në këtë ndeshje do të luajnë veteranë të ekipit të Prizrenit, Kombëtares shqiptare dhe ekipit të Apolonisë./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!