Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

27 vite pa aktorin e shquar të humorit, Teatri i Shkodrës kujton Tano Banushin

schedule13:27 - 7 Gusht, 2020

schedule 13:27 - 7 Gusht, 2020

Sot bëhen 27 vite që aktori i njohur i humorit shqiptar, Tano Banushi është ndarë nga jeta.

Ka qenë Teatri Migjeni në Shkodër që e ka kujtuar Artistin e Popullit përmes një foto të vendosur në skenë dhe disa qirinjve të ndezur.

Ndërkohë kanë bërë edhe një postim në rrjetet sociale, ku shkruajnë: “ 27 vite pa aktorin e shquar të humorit shqiptar, Artistin e Popullit, Tano Banushi.
Mirënjohje dhe respekt për vepren e tij”!

Tano Banushi ka interpretuar mbi 1000 role në jetën e tij të gjatë skenike. në rreth 45 vjet jetë në skenën e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, ku nisi jetën e tij artistike. Fillimet, në dramën “Armiku i popullit” të Ibsenit në 1945, në mes shumë roleve, për të vijuar më pas në komedinë “Pashuku” të F. Ndocajt 1946, në rolin e një shërbetori komik dhe shumë të tjera deri më 5 shkurt 1986, kur doli në pension./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!