Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 27 raste të reja me koronavirus në Vlorë. Gazetari Elton Nika ka mundur të zbardhë rastet e sotme ë Vlorë.
Prej të cilave kanë rezultuar të prekur një mësues në një shkollë fshati dhe një nxënës në një shkollë jo publike. I infektuar është konfirmuar një mjek stomatolog, ndërsa një rast tjetër është pranë administratës së bashkisë Vlorë dhe një pranë njësisë Administrative Novoselë.
Të prekur kanë rezultuar një infermier pranë qendrës shëndetësore 3 dhe dy raste Fasoneri. Tre janë konfirmuar pranë shtëpisë së Fëmijës në Vlorë dhe një rast Call Center. Po ashtu, raste ka edhe në sektorin privat dhe të tjerët janë raste kontakti.
Situata e pandemisë në vend nuk po gjen përmirësim. Ministria e Shëndetësisë njoftoi 705 raste të reja dhe 17 humbje jete vetëm 24 orët e fundit. /abcnews.al