Momenti i artë, Rebic: Bundesliga më e fortë se Serie A, ja ç’më kujtoi motra

schedule19:23 - 19 Shkurt, 2020

schedule 19:23 - 19 Shkurt, 2020

Ante Rebic është lojtari më në formë i Milanit për momentin. Kroati e ka nisur në mënyrë spektakolare vitin 2020 dhe ia ka dalë të shënojë 6 gola të rëndësishëm. 26-vjeçari ofensiv ka realizuar ëndrrën e tij për të luajtur përkrah Zlatan Ibrahimovic, teksa bën një krahasim midis Serie A dhe Bundesligës në një prononcim për Dalmatinski Portal.

Më në fund po aktivizohem vazhdimisht dhe po tregoj aftësitë e mia. E kam të vështirë për të shfrytëzuar mundësitë e mia kur aktivizohem rrallë. Tani po më shkon gjithçka mirë. Serie A? Nuk e konsideroj kampionat më të vështirë se ai gjerman.

Motra ime më nisi pak ditë më parë një foto të një gazete të vitit 2012. Aty shprehesha se ëndërroj që një ditë të luaj përkrah Zlatan Ibrahimovic. Sot është realitet diçka e tillë dhe është kënaqësi të shijoj çdo ditë kualitetin dhe eksperiencën e tij. Zlatan po na ndihmon shumë.

Boban? Ai është një figurë shumë e rëndësishme për ne. Vjen gjithmonë në dhomat e zhveshjes pas përfundimit të ndeshjeve për të na inkurajuar. E bën këtë gjë shpeshherë edhe në seancat stërvitore“, përfundon Ante Rebic. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!