Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

26 të vdekur dhe 1 383 raste të reja me koronavirus në Kosovë

schedule15:06 - 31 Gusht, 2021

schedule 15:06 - 31 Gusht, 2021

Në Kosovë u konfirmuan të martën edhe 26 viktima nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë njoftoi edhe për 1,383 raste pozitive.

Rastet e reja rezultuan pas testimit të 11,472 mostrave. Shifra prej 1,383 tregon që rreth 12 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Në 24-orëshin paraprak, 996 pacientë u shëruan, ndërsa raste aktive me koronavirus aktualisht janë 26,886. Deri të martën, në Kosovë janë dhënë mbi 825,000 vaksina kundër koronavirusit.

Në total, 276,890 qytetarë janë vaksinuar me nga dy doza. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!