26 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Korenë e Jugut

schedule13:54 - 8 Gusht, 2020

schedule 13:54 - 8 Gusht, 2020

Të paktën 26 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet në Korenë e Jugut.  Gati 5,000 njerëz janë evakuuar sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme dhe Sigurisë ndërkohë që dhjetë persona raportohen të zhdukur.

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat intensivë që vazhdojnë prej një jave, kanë dëmtuar të paktën 6.162 ndërtesa në mbarë vendin kryesisht në kryeqytetin Seul dhe  të paktën 2.500 njerëz kanë mbetur të pastrehë.

Dymbëdhjetë fluturime lokale u anuluan në aeroportin rajonal Gwangju pasi pista u përmbyt, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap./abcnews.al