26 mjekët që mori koronavirusi në Shqipëri, doktori: 2021, viti i triumfit mbi pandeminë

schedule18:35 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 18:35 - 28 Dhjetor, 2020

26 mjekë ka marrë koronavirusi në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë. Mjeku i njohur Blenard Nonaj ka publikuar emrat e kolegëve të tij që nuk arritën që të fitojnë betejën me sëmundjen. Për Vitin e Ri, mjeku ka një mesazh inkurajues.

Teksa 3 ditë na ndajnë nga përfundimi i këtij viti të vështirë, kujtojmë me dhimbje dhe respekt 26 mjekët dhe infermierët, të cilët nuk e fituan dot betejën me Covid-19. 

Nderojmë me përulësi veprën e tyre dhe kontributin e pandalur ndër vite në misionin fisnik për t’u shërbyer qytetarëve. Ndërsa 2021 pritet të jetë viti i triumfit mbi pandeminë, ata do të na mungojnë sot, nesër, përgjithmonë” shkruan Blenard Nonaj.

db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!