Jadon Sancho do luajë me Manchester United sezonin e ardhshëm. Klubi anglez interesohet prej një kohe të gjatë për lojtarin e talentuar të Dortmund, me të cilët ka gjetur akordin në parim.
Mirror raporton se sulmuesi i djathtë anglez do të transferohet në “Old Trafford” për shumën e 81.5 milion paundëve. Plot 26.5 milion paund më pak se shuma prej 108 milionësh që donin verdhezinjtë verën e vitit të kaluar.
E vetmja çështje për t’u zgjidhur është mënyra e pagesës. Klubi gjerman kërkon që pjesën më të madhe të shumës ta marrë menjëherë, ndërsa United insiston që 81.5 milion paundët të paguhen me këste.
21-vjeçari ofensiv, i cili e mbylli sezonin me 16 gola dhe 20 asiste, do të kthehet në blerjen rekord të “Djajve të Kuq”, duke kaluar kapitenin Harry Maguire, për të cilin u paguan 80 milion paund te Leicester City. /abcnews.al