Përmes një postimi në rrjetin social facebook, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka lajmëruar vendin ku do të mbahet protesta e së shtunës. Bulevardi Dëshmorët e Kombit do të presë më 26 maj, qytetarët e thirrur nga demokratët për të protestuar dhe larguar nga detyra kreun e dikasterit të rendit Fatmir Xhafaj.
Protesta e cila do të nisë në orën 11:00 vjen pas publikimit nga PD, të asaj që quajnë skandali “Xhafaj”, të cilin e akuzojnë se mbron me imunitet të vëllain Agron Xhafaj, të dënuar me vendim të gjykatës italiane për trafik ndërkombëtar narkotikësh. /abcnews.al