Oferta e re e PSG për Kylian Mbappe është e parefuzueshme. Francezët janë gati të paguajnë 250 milionë euro për sulmuesin nëse rinovon marrëveshjen.
Prindërit e tij janë në Doha për të diskutuar për kontratën e re dhe do të dëgjojnë propozimin e drejtuesve.
“Le Parisien” raporton se Al-Khelaifi ofron 50 milionë euro në sezon dhe 100 milionë euro bonus besnikërie.
Për një rinovim për tre vite, në total në llogarinë e Mbappe do të shkonin 250 milionë euro. Real Madrid ndërkohë nuk i ofron më shumë, por ëndrra e sulmuesit është të luajë me spanjollët. / abcnews.al