Lufta e Kosovës përfundoi më 10 qershor 1999. Atë ditë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së në Nju Jork miratoi Rezolutën 1244, e cila i dha fund zyrtarisht luftimeve.
Dy muaj e gjysmë më parë, në mbrëmjen e 24 marsit 1999, NATO kishte filluar bombardimet e para të caqeve në Jugosllavi (e përbërë nga Serbia dhe Mali i Zi). Ishte ky misioni i parë luftarak i Aleancës së Mbrojtjes së Atlantikut të Veriut pa mandat të OKB-së dhe i pari me pjesëmarrjen e ushtarëve gjermanë.
Lidhur me këtë është diskutuar këtë të hënë në emisionin “360 Gradë”, ku kapiteni Dritan Goxhaj ka deklaruar se serbët vazhdojnë t’i bien të njëjtin fyell, pasi djepi i Serbisë dhe morali i saj është humbja. Ndërsa, kapiteni Artur Muçollari ka thënë se Kosova është e shkëputur nga Serbia dhe është totalisht e pavarur, ka mbrojtje të garantuar siç është NATO.
Goxhaj: Serbët vazhdojnë t’i bien të njëjtin fyell që i kanë rënë gjithë jetën. Për mendimin tim është totalisht i pavlerë. Nuk ia vlen të merremi me atë që thonë serbët se nuk është i vërtetë. Nëse do të merremi me atë që thonë serbët që Kosova është djepi i Serbisë prej betejës së Fushë Kosovës. Në betejën e Fushë Kosovës, serbët dolën të humbur. Pra, djepi i Serbisë dhe morali i saj është humbja. Nëse e kemi parë, ata festojnë gjithmonë humbjen. Gjithnjë kapen pas humbjes. Në rast se ata i mëshojnë kësaj, të vazhdojnë.
Muçollari: Përfundimisht Kosova u ka ngelur vetëm në kushtetutë, nuk kanë asnjë të drejtë në Kosovë dhe disa elementë që i kishin për destabilizuar që nga maji i vitit të kaluar u janë hequr dhe u janë prerë të gjitha fijet. Nuk kanë asnjë mundësi destabilizimi, është vendosur kontrolli i plotë nga territori. Kosova është e shkëputur nga Serbia dhe është totalisht e pavarur, ka mbrojtje të garantuar siç është NATO, ka dhe forcën e saj të garantuar./abcnews.al