25-vjeçari pëson makth në tualet, gjen një nga merimangat më të mëdha në botë duke “kapur” bretkosën

schedule12:19 - 2 Tetor, 2020

schedule 12:19 - 2 Tetor, 2020

Sujay Shah, 25 vjeç, gjeti dhe regjistroi pamjet rrënqethëse në banjën e shtëpisë së tij në Indi, ku një merimangë e madhe shfaqet duke tërhequr një bretkosë.

Ai madje tha se ishte “i impresionuar” nga zbulimi i tij: “Unë e kam dashur shkencën dhe botën natyrore që kur isha fëmijë, isha shumë i lumtur dhe i impresionuar sepse e dija që po shihja një spektakël natyror relativisht të rrallë.”

Ekspertët e merimangës, Jason Dunlop dhe Peter J specialist, përkatësisht nga Muzeu i Historisë Natyrore të Berlinit dhe Instituti i Kërkimeve Senckenberg, na thanë se kjo merimangë i përket një specie që përfshin merimangat më të mëdha në botë.

“Duke folur në përgjithësi, merimangat e mëdha mund të hanë bretkosa, zogj, minj, hardhuca, madje edhe gjarpërinj nëse munden”, tha Dunlop

“Por kjo nuk ndodh shpesh, shumica e merimangave ushqehen me insekte shumicën e kohës dhe askush prej tyre nuk specializohet në ngrënien e bretkosës”, shton Jäger. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!