25-vjeçari arrestohet për ngacmim seksual, momenti kur prek shtetasen e huaj në një qendër tregtare

schedule09:12 - 27 Prill, 2023

schedule 09:12 - 27 Prill, 2023

Një 25 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase.

Sipas policisë mësohet se i riu Xhejson Bregu është kallëzuar në polici nga një 15 vjeçare e cila e akuzon se e ka ngacmuar seksualisht në ashensorin e pallatit ku banonin.

Ndërkohë nuk ishte rasti i vetëm, pasi 25 vjeçari në parkingun e një qendre tregtare kishte ngacmuar një tjetër shtetase të huaj. Gazetarja Xhensila Kodra ka siguruar videon e momentit të ngacmimit të shtetases së huaja nga Bregu.

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 25-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “HARASSMENT”.

Ngacmoi seksualisht dy shtetase, identifikohet dhe vihet në pranga 25-vjeçari.

Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, që iu gjet 25-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, pas kallëzimit të bërë nga një shtetase e mitur 15 vjeçe, se një shtetas i paidentifikuar e kishte ngacmuar atë seksualisht, në ashensorin e pallatit ku ajo banon, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “HARASSMENT”.

Si rezultat i tij u bë arrestimi i shtetasit Xh. B., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 25-vjeçari ka ngacmuar seksualisht 15-vjeçaren, në ashensorin e pallatit, si dhe një shtetase të huaj, në parkingun e një qendre tregtare.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 25-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prolurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!