25 të vrarë në një sulm në Donetsk, zyrtarët pro-rusë fajësojnë Ukrainën

schedule08:21 - 22 Janar, 2024

schedule 08:21 - 22 Janar, 2024

25 persona u vranë dhe 20 u plagosën pasi forcat ukrainase bombarduan qytetin e kontrolluar nga Rusia të Donetskut në Ukrainën lindore, tha  Denis Pushilin, kreu i rajonit të Donetskut, i emëruar nga Rusia.

Sipas kryebashkiakut të Donteskut të emëruar nga Rusia, Alexei Kulemzin, forcat ukrainase bombarduan një zonë shumë të frekuentuar, me dyqane dhe një treg mallrash. Kreu i rajonit tha se qyteti ishte goditur nga artileria ukrainase. Ukraina nuk ka komentuar për ngjarjen.

Pushilin tha se shërbimet e urgjencës po punonin në vendngjarje dhe se specialistët e mjekësisë ligjore po përpiqeshin të mblidhnin fragmente të armëve të përdorura në sulm.

Donetsk është një nga katër rajonet ukrainase që Rusia aneksoi vitin e kaluar, një veprim që konsiderohet i paligjshëm nga shumica e vendeve në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Rusia nuk kontrollon plotësisht asnjë nga katër rajonet.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!