Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

25 prilli, Prokurori i Përgjithshëm takim me shefen e Misionit Vëzhgues të OSBE/ODIHR për zgjedhjet

schedule16:33 - 12 Prill, 2021

schedule 16:33 - 12 Prill, 2021

Prokurori i Përgjithshëm takon shefen e Misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri

Prokurori i Përgjithshëm i Republikës Olsian Çela ka pritur sot në një takim shefen e Misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, Ambasadoren Urszula Gacek.

Gjatë takimit, delegacioni I OSBE/ODIHR-it u njoh me rolin e prokurorisë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ecurinë e procesit të zbatimin e ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksionet publike” dhe hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.

Gjithashtu, në takim u diskutua edhe mbi ndihmën që mund të ofrojë Prokuroria e Përgjithshme në funksion të përmbushjes së misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-it, koordinimin e aktiviteteve dhe shkëmbimin e informacioneve përgjatë periudhës para dhe pas zgjedhore.

Në përmbushje të detyrimeve kushtetuese e ligjore për mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore, Prokurori i Përgjithshëm më 31 mars të këtij viti nxori udhëzimin e përgjithshëm “Për disa ndryshime e shtesa në udhëzimin e përgjithshëm Nr.3, dt. 21.06.2019 “Mbi masat administrative dhe procedurale në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm në periudhën para dhe pas zgjedhore”, shpërndarë të gjitha prokurorive.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!