Rregullorja e komisionit hetimor për zgjedhjet e 25 prillit është bërë shkak për diskutime mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës në mbledhje.
Përfaqësuesit e mazhorancës ngritën pretendime për rregulloren e këtij komisioni, ndërsa sipas Ervin Salianjit, pretendimet e shumicës janë për të shtyrë komisionin.
DISKUTIMET:
Nasip Naço: Për ta tërhequr rregulloren sot nga rendi i ditës, unë e kuptoj që kjo rregullore është e kopjuar nga ato më parë. Unë nuk them se e keni bërë ju, këtu kanë cituar vendimin e kuvendit të vitit 2016, hiqeni, tërhiqeni se ka dhe të tjera, po e quaj një lapsus, tërhiqeni sot ta diskutojmë. Po ta lexosh draftin ka shumë gabime, është inçizim apo regjistrim…
Enkelejd Alibeaj: E kuptova merakun tuaj dhe është lënë për këtë arsye që të kuptohet se është marrë nga aktet e mëparshme, por e kam detyrim si krytar për ta futur si pikë e rendit të ditës. Ftesa ime është ftesë për të ecur para me veprimtrinë e komisionit, për mos u bërë pengesë ti hapim rrugë vepimeve të tjera. Do duhet të plotësojmë planin paraprak të hetimit, por si një kusht miratohet rregullorja.
Nasip Naco: Me gjithë këto gabime që ka.
Ervin Salianji: Ka një shprehje që thotë që koha duket që në mëngjes, vrazhdësia e vrenjtësia e përfaqësuesve të mazhorancës apo përpjekja që në nisje për të gjetur alibi minimaliste për të shtyrë e tentuar nga fillimi për ta cuar në kalendat greke është e pritshme e ditur e tregon edhe para opinionit që është shqetësim për ta.
Duhet të ecim e s’duhet të ngelemmi, janë minimaliste e mund të korigjohen edhe këtu, planin e hetimit të vazhdojmë e në mbledhjen tjetër secili anëtar të ketë propozimet e veta. Sugjerimet e ndërhyrjet tuaja janë për të vonuar e zgjatur shumë punën e komisionit.
Enkelejd Alibeaj: Nuk është ajo atmosferë që ju sapo thatë ne kemi gjithë detyrimin për të krijuar një atmosferë funksionale të këtij komisioni pa i bërë të ditura ndasitë të cilat janë normale në këtë rast.
Toni Gogu: Në emër të kolegëve për të treguar gjithë vullnetin e mirë që u materializua me një vendim unanim e duam ta shohim në cdo seancë të këtij komisioni, meqë u citua rregullorja e meqë jemi të gjithë në një anije e duam të lundrojmë sa më shpejt po citoj dy nene të ligjit për komisionet hetimore.
Rregullat e brendshme, duam të vendosim ca shina që mos ti diskutojmë më. Sa i takon planit paraprak të hetimit është kompetencë e komisionit.
Enkelejd Alibeaj: Juve ju ka ardhur në e-mailin tuaj drafti i rregullores që ka qëllim të miratohet këtu në këtë Komisioni. Që ky draft rregulloreje të mos kap në befasi asnjë nga ju, rregullat janë të njëjtat dhe me komisonet e mëparshme, pasi nuk ka patur ndryshime ligjore në këtë pikë. Nëse duam të ketë ndryshime, të udhëhiqemi nga konstruktiviteti dhe ta miratojmë së bashku.
Klotilda Bushka: Ndaj le të caktojmë të ulen dy përfaqësues që të përpilojnë draftin e dakordësuar dhe të vijmë ta miratojmë në mbledhjen e ardhshëm. Unë do të propozoja që zoti Nasip Naço të jetë përfaqësues nga ana e Partisë Socialiste.
Lexo edhe: 25 prilli/ Debate në komision, PD: PS po pengon punën, të përjashtohet një anëtar
Toni Gogu: Zoti kryetr ju lutem të respektoni ligjin.
Enkelejd alibeaj: Gjithësecili këtu e ka aftësinë dhe mundësinë që të vazhdojë dhe të dëgjojë më së paku etikën e diskutimit. Kjo etikë kërkon ta dëgjojmë deri në fund tjetrin. Fakti që po më ndërpret, nuk të jep aftësi paranormale që të kuptosh atë që unë do them. Ajo kërkesë e zonjës Bushka bazohet te fakti që ju nuk keni patur kohën për të shqyrtuar drafrin.
Gazmend Bardhi: Këtë idenë që komisioni harton edhe miraton, ne këtu jemi hajde ta miratojmë. Ta miratojmë në mbledhjen tjetër është thjesht për të vonuar kohën e hetimit të komisionit. Ne këtu jemi, meqënëse ju doni ta hartoni, hajde e hartojmë që nga neni 1.