25 pacientë post COVID të shtruar në Sanatorium, të prekur edhe nga sëmundje të tjera

schedule15:56 - 28 Janar, 2022

schedule 15:56 - 28 Janar, 2022

Nga Ema Shazivari

Në spitalin “Shefqet Ndroqi” po marrin trajtim të specializuar 25 pacientë post COVID. Dhe pse kanë afro 2 muaj që janë negativizuar, pasojat e COVID tek ta janë të rënda, kryesisht në mushkëri.

Sipas mjekut pneumolog, Arben Tanka, këta pacientë janë kryesisht të moshës 60 vjeç. Problemet më të mëdha që lë COVID janë tek të sëmurët me diabet apo ata që kanë probleme kardiake. Në spital shkojnë në gjendje të rëndë shëndetësore me insufiçenc respiratore.

Këshillon që nëse simptomat vijojnë për 21 ditë pas negativizimit, duhet të drejtohemi te mjeku pneumolog. Në spitalin Shefqet Ndroqi prej kohësh është i hapur një pavion dedikuar pacientëve post-COVID. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!