25 mijë ushtarë ukrainas në Gjermani, kolonel Toçi: Ja për çfarë po trajnohen

schedule20:51 - 24 Prill, 2023

schedule 20:51 - 24 Prill, 2023

 

Kolonel Çlirim Toçi i ftuar në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News tha se 25 mijë ushtarët ukrainas nuk po trajnohen vetëm në Gjermani, por edhe në vende të tjera.

Ai theksoi se ata po trajnohen për të gjitha pajisjet që janë dërguar dhe po dërgohen në Ukrainë, si sistemet kundër- ajrore, tankista dhe pajisje të tjera.

Ushtarët ukrainas nuk po trajnohen vetëm në Gjermani por edhe në vende të tjera. Këto trajnohen për të gjithë pajisjet, sistemet kundër – ajrore, tankista dhe të tjerë,” tha ai.

Kapiten Artur Meçollari shtoi se gjatë kësaj periudhe ka pasur një propagandë që SHBA është e lodhur me Ukrainën, ka pasur një propagandë që Ukraina dhe Perëndimi kanë pasur përplasje, por deklarata e kryegjeneralit të SHBA tregon se ndihma për Ukrainën është e pakufizuar.

Gjatë kësaj periudhe ka pasur një propagandë që SHBA është lodhur me Ukrainën, ka pasur një propagandë që ka pasur mosmarrëveshje me Ukrainës dhe Perëndimit.

Ndihma sot për Ukrainën është e pakufizuar” tha Meçollari.

Toçi më pas tha se dërgimi pajisjeve ushtarake edhe pse ka kosto, shumë vende nuk janë kursyer dhe janë treguar të gatshme për dërgimin e tyre në Ukrainë.

Afrimi i avionëve ka kosto, por ka vende që janë gati ta bëjnë këtë. Vendi, si Suedia, Finlanda apo Danimarka, kanë shprehur gatishmërinë për t’i dërguar”, tha koloneli.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!