Një edukatore e një kopshti në Kinë është dënuar më vdekje për shkak se helmoi 25 fëmijë, ndërsa një prej tyre humbi jetën.
Ngjarja ka ndodhur në 27 marsin e vitit të kaluar, në qytetin Jiaozuo në Kinën lindore-qendrore.
Ndërsa ka shërbyer mëngjesin fëmijëve mësuesja ka përdorur nitrat natriumi.
Sipas gjykatësve të cilët dhanë dënimin me vdekje për mësuesen Wang Yun, nuk ishte hera e parë që ajo kishte helmuar dikë.
Më parë Yun kishte helmuar edhe bashkëshortin e saj i cili kishte pësuar dëme shëndetësore, shkruajnë mediat në Kinë.
/abcnews.al/

