24 vjetori i vrasjes së Gianni Versace, Naomi Campbell e kujton përmes vajzës së porsalindur

schedule08:01 - 17 Korrik, 2021

schedule 08:01 - 17 Korrik, 2021

15 korriku shënoi 24 vjetorin e vrasjes së stilistit italian të modës Gianni Versace. Me rastin e këtij përvjetori, modelja ikonike Naomi Cambell, e cila kohët e fundit u bë nënë, postoi në llogarinë e saj personale në Instagram një foto me foshnjën e saj, kushtuar stilistit.

Supermodelja 51-vjeçare bëri një story në Instagram ku ndau me publikun, një fotografi të re në të cilën vajza e saj mban të veshur një ‘body’ shumëngjyrësh me logon e njohur të Versace, kandil deti.

“Të dua, Gianni Versace”, ka shkruar ajo.

Gjithashtu, Naomi ngarkoi një video të momenteve të saj me stilistin e njohur./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Naomi Campbell (@naomi)

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!