24-vjetori i masakrës në Suharekë/ Kurti: E vërteta kriminale e Serbisë nuk mund të zhduket e as të harrohet

schedule17:30 - 26 Mars, 2023

schedule 17:30 - 26 Mars, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtruar 24 vjetorin e masakrës ndaj 50 anëtarëve të familjes Berisha, në Suharekë, ku në mesin e tyre ishin edhe 11 fëmijë.

Përmes një postimi në rrjetet sociake, Kurti ka shkruar se forcat serbe pas vrasjeve, rrëmbyen edhe kufomat, në përpjekje të zhdukjes të së vërtetës.

Sipas Kurtit, kjo e vërtetë kriminale e shtetit të Serbisë, nuk mund të zhduket e as harrohet.

“Para 24 vitesh, forcat serbe vranë dhe masakruan 50 anëtarë të familjes Berisha në Suharekë. Mes tyre edhe 11 fëmijë. Pas vrasjeve, rrëmbyen edhe kufomat. Zhdukën kufomat, në përpjekje të zhdukjes të së vërtetës. Por kjo e vërtetë kriminale e shtetit të Serbisë, nuk mund të zhduket e as harrohet. Kjo është e kaluara jonë e cila nuk kalon. U përkulemi për forcën e pashembullt të mbijetuarve të vetëm të kësaj masakre, zonjës Shyhrete, zonjës Vjollca dhe Gramozit. Përkulemi me nderim të përjetshëm para të gjithë atyre që u flijuan. I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!”, shkroi Kurti në Facebook.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!