E rëndë, 24-vjeçarja në Pogradec vetëvaret në banesë

schedule22:13 - 1 Gusht, 2021

schedule 22:13 - 1 Gusht, 2021

Një 24-vjeçare është vetëvarur mbrëmjen e sotme në fshatin Losnik të Pogradecit. Policia njofton se grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarje të rëndë.

“Më datë 01.08.2021, në mbrëmje, në fshatin Losnik, Pogradec, në banesë, është gjetur e vetëvarur shtetasja R. D., rreth 24 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”, njofton policia.