Shpejtësia, lagështira dhe pakujdesia “vrasin” 4 të rinj në 2 ditë

schedule08:53 / 11/11/2019

Në orën 1 të natës në aksin që lidh lagjen Gerhot , në afërsi të rrugës nacionale (Gjirokastër – Tepelenë)  ndodhi një tjetër një aksident i rëndë.

Nga informacionet e fundit mesohet se ka humbur jeten pasagjeri Julian Loloci. Ndërkohë makina drejtohej nga Erlind Hysenaj i cili raportohet se ka mbetur i plagosur. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ishte lagështira në rrugë.

Kujtojmë që në fundjavën që lamë pas ka pasur një numër të konsideruar aksidentesh më pasoja tragjike. Vetëm në Tiranë humbën jetën 3 të rinj, 17-vjeçarë në Bërzhitë dhe në rrethrrotullimin e TEG-ut.

Në orët e fundit të së shtunës, drejtuesi i makinës 18- vjeçari Françesk Shaba, humbi kontrollin e mjetit dhe pasi doli nga rruga, u përplas në një pemë duke shkaktuar vdekjen e dy të rejave, Denada Tarja dhe Suada Serani. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e vjetër Elbasan-Tiranë.

Dy vajzat qe humben jeten ne aksidentin e Berzhites

Ndërsa nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur mbrëme tek rrethrrotullimi i TEG-ut në hyrje të Tiranës, u plagosën tre persona, një nga të cilët ka ndërruar jetë më pas në spital. Viktima është Kristjan Vasili, ndërsa të plagosurit, Alban Dervisha, Rei Oka.

Krahas problematikeve që kanë rrugët tona, një ndër shkaqet kryesore të këtyre aksidenteve është edhe shpejtësia e madhe nga drejtuesit e makinave.

Aksidenti Gjirokaster

/abcnews.al

 

schedule08:53 / 11/11/2019