Vetëm 24 orë na ndajnë nga mbrëmja e madhe e Dance Reality Show “T’ka mami yll”. Emocionet sa vjen edhe janë bërë më të ndjeshme. Në këtë ditë të fundit të provave, konkurrentët kanë pasur mundësinë të stërviten nga profesor Llaqi Nako.
Padyshim nuk kanë munguar këshillat dhe kritikat lidhur me baletin klasik, konkretisht me çdo koreografi në veçanti. Në fund, të gjithë së bashku, fëmijët kanë ushtruar edhe kërcimin e hapjes, i cili është punuar në bashkëpunim me trajnere Dorin, ku padyshim nuk ka munguar energjia.
Se kush nga konkurrentët do t’i rezistojë sfidës, mbetet të presim deri nesër në orën 21:00 në ekranin e ABC.
/abcnews.al