Sikur të mos mjaftonin “Covid party” tashmë po organizohen ndeshje futbolli ku të shëndetshmit luajnë përballë të infektuarve, shkruan Telegraph.
Ideja i lindi një 23 vjeçari në Spanjë. I riu që u arrestua nga policia, kishte organizuar në muajin qershor një ndeshje në të cilën kishin marrë pjesë qindra persona.
Promovuesit madje kishin shpërndarë dhe postera duke sqaruar se ishte një festë bamirësie për të sëmurët me Covid-19. Për t’u regjistruar në këtë eveniment të interesuarit duhej të kontaktonin një person nëpërmjet Instagramit.
23 vjeçari u denoncua për mosrespektim të udhëzimeve të autoriteteve shëndetësore në kuadër të frenimit të përhapjes së Covid-19 dhe u gjobit me 3 mijë euro. Ndërhyrja në kohë e policisë e cila identifikoi të riun nëpërmjet Instagramit, bëri që ndeshja të mos zhvillohej./abcnews.al