223.8 mln euro dëmi ekonomik gjatë 2019, KLSH: Problem korrupsioni dhe keqadministrimi i pronës publike

schedule17:12 - 28 Shkurt, 2020

schedule 17:12 - 28 Shkurt, 2020

Keqadministrimi i të ardhurave dhe i pronës publike kanë shkaktuar dëmin më të madh ekonomik gjatë 2019. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka prezantuar auditimet e realizura për 2019, ndërsa ka konstatuar se dëmi ekonomik në total rezulton që të jetë 223.8 mln euro.

Përtej dëmit ekonomik KLSH ka vlerësuar se ndikimi negativ nga mos arkëtimi i të ardhurave dhe shpenzimet jo eficiente, llogaritet mbi 1,2 miliardë euro.

Kontrolli i Lartë i shtetit ka konstatuar ndër të tjera se edhe niveli i perceptimit të  korrupsionit ka pësuar një rritje të konsiderueshme gjatë 2019. Kreu i këtij institucioni bëri me dije për dëmet e konstatuara janë dorëzuar në prokurori  28 kallëzime penale

Në prezantimin e raportit të dëmeve ka qenë present edhe kryeprokurori i Përgjithshëm   për ti dhënë një shtysë kallëzimeve penale që dorëzohen në prokurori.klsh ka ngritur shqetësim se shpesh herë kallëzimet penale nuk ndiqen nga Prokuroria. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!