Me rastin e 33-vjetorit të sulmeve ajrore të NATO-s, në mbrojtje të shqiptarëve të Kosovës, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi shprehet se i jemi gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara dhe NATOS-s.
Sipas asaj që shprehet Idrizi, ky është një moment i rëndësishëm historik për të rikonfirmuar orientimin gjeopolitik të vendit drejt perëndimit dhe “besnikërinë tonë ndaj vlerave dhe partneritetit me aleatët perëndimorë”.
“Sot bëhen 22 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s në mbrojtje të shqiptarëve të Kosovës. Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan raketat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, dhe zgjatën 78 ditë. Më 10 qershor të vitit 1999, NATO-ja nënshkroi marrëveshjen me ushtrinë jugosllave për tërheqjen e saj të plotë nga Kosova, ndërsa dy ditë më vonë, trupat paqeruajtëse të KFOR-it hynë në Kosovë, duke çliruar njëherë e mirë bashkëkombasit tanë nga sundimi shekullor i Beogradit. Ne jemi përherë mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe partnerëve të tjerë të NATO-s, për këtë kontribut të jashtëzakonshëm sikurse jemi krenar që bëjmë pjesë në aleancë prej 12 vjetësh. Ky është një moment i rëndësishëm historik për të rikonfirmuar orientimin tonë gjeopolitik drejt perëndimit dhe besnikërinë tonë ndaj vlerave dhe partneritetit me aleatët perëndimorë”. /abcnews.al/