22-vjeçarja nga Kamza i fut thikën policit, shkoi t’i arrestonte babanë

schedule15:18 - 3 Mars, 2022

schedule 15:18 - 3 Mars, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kazmë. Një e re ka goditur me mjet prerës një polic i cili kishte shkuar në shtëpinë e saj për t’i shoqëruar në komisariat babanë.

Goditi me mjet prerës punonjësin e Policisë, vihet në pranga 22-vjeçarja. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases Sh. Gj., 22 vjeçe, banuese në Paskuqan, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.

Ndihmës specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 4 kanë shkuar në banesën e shtetasit A. Gj., për ti komunikuar që duhej të paraqitej në Komisariatin e Policisë Nr. 4, dhe gjatë komunikimit me shtetasin A. Gj., vajza e tij, shtetasja Sh. Gj., ka ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur me mjet prerës, punonjësin e Policisë, ndihmës specialistin e Seksionit të Hetimit të Krimeve, G. Ç., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën:“, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/abcneews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!