Konflikti mes disa të rinjve në Greqi që përfundoi në mënyrë tragjike, kishte pasur shkak një vajzë. Mediat në Greqi raportojnë se 20-vjeçari në Serres u vra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij në orët e para të mëngjesit pasi kishte pasur lidhje me ish të dashurën e autorit.
Ata ishin duke qëndruar me të njëjtin grup djemsh derisa në një moment nisi konflikti në parkun e fshatit. Papritur, dy të rinjtë raportohet se nisën të konflikoheshin dhe 22-vjeçari nxori një thikë dhe sulmoi 20-vjeçarin, duke e goditur në zemër.
Ky i fundit ra në tokë duke gjetur vdekjen e menjëhershme kurse autori është larguar në drejtim të paditur. Policia ka nisur tashmë të bëjë kërkime në banesat e të afërmve të tij, ndërsa po merren edhe dëshmitë e dëshmitarëve okularë. s.b/abcnews.al/