22-vjeçari i vë flakën vetes, studentët marshim solidarizues

schedule08:40 - 13 Nëntor, 2019

schedule 08:40 - 13 Nëntor, 2019

Qindra studentë u mblodhën në Lyon, duke marshuar në të gjithë Francën kundër pakënaqësive dhe vështirësive financiare. Protestat u zhvilluan gjithashtu në Paris dhe Lille, ku ish-presidenti francez François Hollande u detyrua të anulojë një konferencë të planifikuar.

Një 22-vjeçar i vuri flakën vetes për shkak të vështirësive financiare, për të cilat fajësoi politikanët dhe Bashkimin Evropian. Ai pësoi djegie në 90% të trupit dhe tani është në spital në gjendje kritike.

Që nga incidenti në Lyon, hashtagu #laprécaritétue ose “pasiguria vret” është bërë virale në mediat sociale. Në mbështetje të 22-vjeçarit që u përpoq të bënte vetëvrasje, studentët marshuan nëpër qytete për të treguar solidaritet.

Studentët thanë se gjesti i tij i dëshpëruar përfaqëson pasigurinë aktuale me të cilën përballen të rinjtë në Francë.

Sindikatat studentore të SUD-Éducation and Solidaires kanë diskutuar për pasigurinë e jetës së studentëve. Ata thanë se përpjekja për vetëvrasje e studentit nuk mund të reduktohet vetëm tek dëshpërimi. 22-vjeçari i vuri flakën vetes para një restoranti universiteti në Lyon.

Disa orë ara se të realizonte tentativën për vetëvrasje ai publikoi një postim në Facebook duke treguar vështirësitë e tij financiare. Studenti fajësoi presidentin Emmanuel Macron, dy nga paraardhësit e tij, liderin e ekstremit të djathtë Marine Le Pen dhe Bashkimin Evropian për aktin e tij.

Djali, i cili studion në Universitetin Lyon 2, shkroi në Facebook se nuk kishte më forcë të përballonte barrën financiare të jetesës prej 450 euro në muaj.

“Le të luftojmë kundër ngritjes së fashizmit, i cili vetëm na ndan dhe liberalizmit që krijon pabarazi,”- shkroi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!