Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

22 vite më parë Paolo Coelho “foli shqip”, Irena Toçi rrëfen “takimin” me autorin

schedule17:06 - 25 Gusht, 2022

schedule 17:06 - 25 Gusht, 2022

Paolo Coelho është braziliani me ndikimin më të madh ndërkombëtar dhe një nga shkrimtarët më të lexuar në botë. Një ditë më parë ai festoi 75- vjetorin e lindjes  dhe 35 vjetorin e botimit të parë të “Pelegrini i Kompostelës”, best-seller-i i tij i parë.

Libri u shkrua pas pelegrinazhit të autorit, në vitin 1986, përgjatë rrugës për në Santiago de Compostela, në Spanjë, ku më pas u kthye në vendin më të vizituar.



Botuesja e Coelhos në shqip, Irena Toçi kujton  22 vite më parë  takimin me veprën e tij “Djalli dhe zonjusha Prym”, magjinë e të cilit e solli edhe për lexuesin shqiptar, që vijoi më pas me best sellerin “Alkimisti” dhe gjithë veprat e tij.

Toçi e cilëson moment të veçantë takimin me të në  panairin e Frankfurtit, ku mësoi se çelësi i suksesit të tij ishte komunikimi me lexuesit.

Në vitin 2005 ajo ka shqipëruar edhe biografinë e   Coelhos, ku kupton më thellë jetën e tij të vështirë, burgosjen dhe shpirtin e lirë të tij, çka e shpalos edhe te romani “Hipi”

Pritet që së shpejti lexuesit t’i ofrohen edhe seria e librave me thëniet e tij Aforizma.

Librat e Paulo Coelho-s, të botuara në mbarë botën, kanë arritur shifrën mahnitëse prej rreth 320 milionë kopjesh të shitura në më shumë se 170 vende.

Autori më i përkthyer nga portugalishtja është botuar në 88 gjuhë të ndryshme.

Në Brazil, Paulo Coelho madje ka pasur pesë tituj në të njëjtën listë të best-seller-ve, një ngjitje që asnjë autor tjetër nuk ka arritur ta kapë deri më sot. Libri i tij më i shitur “Alkimisti”, botuar në vitin 1988,  i rekomanduar edhe nga ish-presidentët e Amerikës për lexim si Obama dhe Klinton, këtë gusht shënoi “ 650 javë  në krye të klasifikimit të “USA TODAY”. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!