Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nga 8192 teste të kryera 1250 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Numri më i lartë është regjistruar në Shkup, 421 të infektuar, Gostivar 192 dhe Tetovë 133 raste të reja.
Instituti i Shëndetit Publik në Shkup ka regjistruar edhe 265 persona të shëruar.
Ndërkohë 22 pacientë e kanë humbur betejën me koronavirusin./ Abcnews.al