22 persona, përfshirë tre fëmijë janë vrarë nga sulmet ajrore në Sumy, sipas Dmytro Zhyvytskyi, shkruan BBC
Guvernatori i Sumy-t, Dmytro Zhyvytskyi, tha për BBC-në se Rusia bombardoi një zonë banimi në veri-lindje të qytetit gjatë natës. Sipas informacioneve, 9 persona të një familje thuhet se janë vrarë nga sulmet e mbremshme, ndërsa janë shkatërruar plotësisht 6 shtëpi ndërsa 20 janë dëmtuar.
Rreth 5,000 njerëz janë evakuuar nga qyteti, pas shpalljes së korridoreve humanitare.
/abcnews.al