Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 36 vjeçar i cili akuzohet për shitje dhe për kultivim të lëndëve narkotike.
Në kuadër të operacionit të koduar “Vllahina”, është bërë i mundur arrestimi i shtetasit N. I., 36 vjeç, të cilit juj gjetën në banesë rreth 22 kg kanabis.
Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e 36 vjeçarit është gjetur dhe sekuestruar rreth 22 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa, 2130 fara kanabisi dhe një sasi municion luftarak.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Vllahina”.
Sekuestrohen rreth 22 kg kanabis, 2130 fara kanabisi dhe municion luftarak.
Vihet në pranga 36-vjeçari, poseduesi i tyre.
Në vijim të kontrollit masiv të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në territorin e fshatit Kropisht, Vlorë, një person posedonte në banesë lëndë narkotike, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Vllahina”.
Në kuadër të operacionit të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit N. I., 36 vjeç, banues në fshatin Kropisht, Vlorë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit N. I., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 22 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa, 2130 fara kanabisi dhe një sasi municion luftarak.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./abcnews.al