21 viktima dhe mbi 1 200 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

schedule15:11 - 4 Shtator, 2021

schedule 15:11 - 4 Shtator, 2021

21 viktima të tjera nga koronavirusi janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, ka njoftuar të shtunën  Ministria e Shëndetësisë në Kosovë.

Autoritetet shëndetësore kanë regjistruar edhe 1.278 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Shifra është publikuar pas testimit të 10.609 mostrave.

Mjekët kanë konfirmuar si të shëruar nga COVID-19 edhe 1.248 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 122.140. Raste aktive janë 26.534. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!