21 të vrarë në shkollën fillore në Teksas, liderët botërorë reagojnë për ngjarjen që tronditi vendin

schedule12:13 - 25 Maj, 2022

schedule 12:13 - 25 Maj, 2022

Papa Françesku i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave për tragjedinë  në shkollën e Teksasit, ku mbetën të vrarë 21 persona, shkruan CNN.

Papa bëri thirrje gjithashtu për kontrolle më të forta të armëve, në mënyrë që “tragjedi të tilla të mos ndodhin më kurrë”. Udhëheqësit e tjerë europianë, përfshirë kryeministrat e Sllovakisë, Irlandës dhe Finlandës, kanë shprehur gjithashtu ngushëllimet e tyre për tragjedinë.

“Jam thellësisht i pikëlluar për ngjarjen në Teksas, ku u vranë 19 fëmijë,” tha kryeministri sllovak Eduard Heger.

Lexo edhe: Vrau 21 persona në një shkollë fillore: Autori në Teksas tallej nga shokët e klasës, armët i kishte blerë për ditëlindje

Ndërkohë, kryeministri irlandez Micheal Martin i quajti të shtënat “një tragjedi të tmerrshme dhe tronditëse” dhe ofroi “ngushëllimet e tij të përzemërta” për familjet e viktimave. Edhe kryeministrja finlandeze Sanna Marin shprehu ngushëllimet  për familjet e viktimave.

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri spanjoll Pedro Sánchez shprehën gjithashtu ngushëllimet e tyre për të shtënat në shkollën e Teksasit.

Gjithaashtu, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shprehur ngushëllimet e tij për të afërmit e 21 viktimave (19 nxënës dhe dy mësuese) nga të shtënat me armë në shkollën fillore të Teksasit, masakrës më të rëndë në shkollë në Shtetet e Bashkuara për gati një dekadë.

“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë të afërmit së fëmijëve që u vranë në të shtënat e tmerrshme në një shkollë fillore në Teksas. Është e tmerrshme”, tha Zelensky.

Më herët në lidhje me masakrën reagoi dhe presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, i cili u premtoi qytetarëve miratimin e ligjeve të reja për kontrollin e armëve.
Biden tha se shpreson që kurrë më nuk do t’i duhet t’i drejtohet kombit për ngjarje të tilla.

Të shtënat masive ndodhën në momentin kur Joe Biden po kthehej nga udhëtimi zyrtar në Azi. Në fund të fjalimit, ai theksoi se është lodhur nga ngjarje të tilla, dhe se shteti duhet të veprojë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!