21 pacientë me covid në gjendje të rëndë, mes tyre edhe një grua 4-muajshe shtatzënë

schedule19:32 - 29 Shtator, 2021

schedule 19:32 - 29 Shtator, 2021

Një grua 4-muajshe shtatzënë e cila ndodhet në spital e infektuar me koronavirus raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se ajo është nën terapi intensive.

Sipas të dhënave nga ministria e Shëndetësisë, përveç kësaj gruaje shtatzënë, edhe 20 pacientë të tjerë janë në gjendje më të rënduar. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë.

Ndërkohë 17 pacientë të prekur nga Covid-19 kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në vendin tonë, duke shënuar kështu një tjetër rekord të zi për sa u përket vdekjeve nga koronavirusi që nga muaji prill.

Po ashtu raportohet se po gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar me virusin vdekjeprurës 680 persona, nga ana tjetër janë shëruar 996 të tjerë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!