Ilir Demalia, i ftuar në ‘360 gradë’ komentoi zhvillimet e fundit në lidhje me drejtësinë dhe eksponentët partiak në Shqipëri.
Demalia u shpreh se 21 janari u cilësua si vrasje shtetërore dhe duhet të hetohet dhe të mbahet përgjegjësi. Sipas tij, këshilltari i Trump Chris LaCivita, i ardhur në mbështetje të fushatës së Berishës, është hequr nga Trump përpara përfundimit të fushatës së tij për shkak të korrupsionit.
“Strazburgu orientoi që ka përgjegjësi shtetërore dhe vijojnë hetimet. Cështja pa bujë dhe zhurmë është duke u hetuar dhe në një moment të caktuar do të ketë lëvizje për të nxjerrë persona përgjegjës. Pavarësisht atyre që thuhen në media, unë nuk i bësoj sepse për 6 vite që kam qenë prokurorë kemi pasur dhe ne të tilla. Edhe para ardhjes së Trump, nuk anë dirigjuar cështje konkrete. Nuk besoj se do të ketë ndonjë ndryshim.
Une se besoj se trumpistët e kanë hallin tjetër kund. Nëse SPAK është për të vënë drejtësi dhe drejtësia një është. Këta mund të jenë frikësuar që mund të shkojnë jo funksion ose nuk do të jenë të fuqishëm, pas reduktimit të fondeve dhe ardhjes së Trump. Vrasjet në bulevard janë bërë nga kryeministria dhe tashmë është e qartë fakti që e ktheu Strasburgu është vrasje shtetërore. Si nuk merret vrasja në shqyrtim? Kemi Gërdecin. Berisha tha që çështjen e kanë mbyllur, nëse nuk i ka vrarë qeveria e Berishës i ka vrarë Bamir Topi me Ina Ramën. Berisha shrytëzn momentin se çfarë po ndodh. Berisha si mjeshtër për të krijuar teori dhe konspiracione në përfitim të tij, faji është i institucioneve që hanë presionin. SPAK e ka ngrënë presionin. Këshilltari i Trump, që erdhi në mbështetje të fushatës së Berishës, është hequr nga Trump përpara mbarimit të fushatës për shkak të korrupsionit.”
/ abcnews.al


