Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

21 janari, “Të hetohet bashkëpunimi i zyrtarëve me Gardën”/ Yzeiraj: Pse Berisha dhe Basha s’ndalën të shtënat?

schedule20:58 - 26 Nëntor, 2025

schedule 20:58 - 26 Nëntor, 2025

Ish ministri i brendshëm Bajram Yzeiraj analizoi për ‘Real Story’ dosjen e 21 janarit, një prej çështjeve më të rëndësishme që ka kaluar në skanerin e drejtësisë së re.

Yzeiraj tha se duhet të hetohet bashkëpunimi i zyrtarëve me Gardën, personat që kanë zbatuar urdhërin për të shtënat, të implikuarit në prishjen e serverit, mjekët dhe ata që prishën provat.

Më tej, Yzeiraj shtoi se urdhëri i Ndrea Prendit ishte i paligjshëm dhe se personat të cilët u plagosën duhet të merren si tentativë për vrasje.

“Në ballafaqimin në procesin me gjyqësorin, ai ndryshoi kualifikimin. Prokuroria ka shkuar në vrasje me rrethana cilësuese. SPAK ndodhet përpara dy rrugëve, me direktivën që është dhënë të pyesin personat kompetentë që maksimumi kanë shpërdoruar detyrën. Nuk duhet t’i qëndrojnë kësaj vije, është zvarritur prej shumë vitesh.

Ka bashkëpunim të zyrtarëve të lartë, janë hetuar vetëm ekzekutor por cili ishte roli i kryeministrit, mjekëve, kush prishi provat. Në momentin që po goditej policia dhe po goditej me armë, ministri dhe kryeministri po i shihnin dhe nisi bashkëpunimi. Gjatë zhvillimit të ngjarjes, fakti që nuk dhanë urdhra për ndërprerje. Urdhri i Ndrea Prendit i paligjshëm, nuk qëllohet në mënyrë masive ndaj njerëzve. Duhet të ndahet kush ishin bashkëpunëtor kryesor, prishja e serverit, armët për të mos ekzekutuar urdhërin e prokurorit. Ky ka qenë roli i kryeministrit, është përgjegjësi penale, puro bashkëpunim. Prokurori i SPAK duhet të akuzojë si bashkëpunim në vrasje. Ata që janë marrë të plagosur duhet të merren si tentativë vrasje sepse rrethanat e shpëtuan. “

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!