“21 janari”, SPAK merr në pyetje Kuliçajn/ Ish zv/Drejtori i Policisë: Shpjegova të gjitha veprimet ditën e ngjarjes

schedule10:35 - 24 Tetor, 2024

schedule 10:35 - 24 Tetor, 2024

Ish zëvendës Drejtori i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj u paraqit në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Kuliçaj u thirr në SPAK për “21 Janarin”, teksa tha se dha shpjegimet e tij.

“Dhashë shpjegimet e mia në lidhje me 21 janarin. Nuk mund të flas më teper për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor”, theksoi ai pas daljes nga SPAK.

“Kuliçaj ndenji në SPAK për 35 minuta. Kuliçaj pranoi se ishte për këtë ngjarje, Për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk është shprehur më shumë për gazetarët. SPAK është duke vijuar hetimet për zbardhjen e ngjarjes së 21 janarit, ku humbën jetën 4 persona”, raportoi ndër të tjera, gazetari i ABC News, Ermal Vija.

Një ditë më parë, të mërkurën, në SPAK shkoi edhe Hysni Burgaj, ish Drejtori i Përgjithsëm i Policisë, i cili gjithashtu u pyet për “21 Janarin”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!