“21 Janari”, prokuroria shpall moskompetencë/ Dosjen hetimore ia dërgon Prokurorisë së Posaçme

schedule11:38 - 26 Korrik, 2024

schedule 11:38 - 26 Korrik, 2024

Prokuroria e Tiranës ka deleguar dosjen e “21 janarit” në Prokurorinë e Posaçme.

Të premten dosja voluminoze prej 20 fashikujsh, është dërguar në Prokurorinë e Posaçme që ka regjistruar hetimet për 3 vepra penale, nga ajo e vrasjes ne rrethana cilësuese, në shpërdorim detyre dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Pjesë e dosjes janë vrasjet e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës si dhe plagosja e 6 qytetarëve të tjerë. Mësohet se në fashikujt hetimore mungon përgjigja e ekspertizës së plumbit që u gjet në trupin e Aleks Nikës, pasi  laboratori italian nuk ka kthyer ende përgjigje.

SPAK u urdhërua nga Gjykata e Lartë të regjistrojë hetimet pas kallëzimit të familjarëve të viktimave të “21 janarit” që bëjnë përgjegjës për vrasjen e të afërmeve të tyre, ish-kryeministrin e kohës Sali Berisha, ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha dhe ish-drejtuesin e Gardës Ndrea Prendi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!