Demostrata e 21 janarit është vënë në lupën e drejtësisë së re, si një prej çështjeve më të rëndësishme që ende nuk po merr udhëzgjidhje.
Ish ministri i brendshëm Bajram Yzeiraj i ftuar në ‘Real Story’ tha se qëllimi me armë nga garda është i paligjshëm. Sipas ligjit, Garda përdor armët vetëm në raste të caktuara përballë personave të armatosur. Yzeiraj tha se Garda ka detyrë të neutralizojë dhe jo të ekzekutojë qytetarët e thjeshtë.
“Përpara se të bëhej demostrata, ka pasur mundësi që të kenë dhënë udhëzime gojore që nuk mund të fyemi nga qytetarët dhe të mos kryejmë punën. Kur nisi demostrata dhe nisi të goditej policia, nisi komunikimi.
Goditja me armë nga garda është i kundërligjshëm, e thotë të përdori armët vetëm në raste të caktuara dhe në procedura.
Thotë ndaj individëve të veçantë që përdorin armë të rrezikshme dhe kur nuk rrezikon jetën e qytetarëve. Ta neutralizosh, jo ta ekzekutosh. Ata quajtën në mënyrë masive.” / abcnews.al /

