“21 janari”, Meta bën përgjegjës Bashën/ Gjikondi: E bën për t’u faktorizuar, është për të ardhur keq

schedule18:52 - 22 Korrik, 2024

schedule 18:52 - 22 Korrik, 2024

Rihapja e dosjes së 21 janarit nga SPAK është kthyer sërish në objekt deklaratash e akuzash nga qeveria e atëhershme apo opozita e sotme.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë përgjegjës Lulzim Bashën, duke thënë se e dinte skenarin, por nuk veproi për ta parandaluar.

Lidhur me këtë ka folur në ‘Special Report’, juristja, Brizida Gjikondi, e cila ka thënë se Meta bën për t’u faktorizuar, pasi është për të ardhur keq.

Sipas Gjikondit, personazhe si Meta duhen ndëshkuar te shëmtimi që i kanë bërë jetës së shqiptarëve në 30 vjet.

“Duke parë Ilir Metën sot që bënte avokatin e Berishës është shumë e qartë, si romane ku vetë personazhet shfaqen kur i thërritet emri nuk rrinë dot, i gërryen krimbi që të shfaqin komplekset e fajita dhe frikën që kanë. Unë kështu e lexova daljen e Metës sot.

Ai e bën totalisht për tu faktorizuar, që kur nesër pasnesër të merren me Metën, të hiqet si I persekutuar politik. Ka humbur busullën, partinë dhe familjen. Prandaj është për të ardhur keq se si vegjeton në mediat shqiptare.

Personazhe si Meta duhen ndëshkuar te korrupsioni dhe shëmtimi që i kanë bërë politikës shqiptare dhe jetës së shqiptarëve në 30 vjet”, tha ajo./abcnews.al