Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“21 Janari”, Lulzim Basha në SPAK/ Mahmutaj: Paralajmëroi një ditë para protestës se çfarë do të ndodhte

schedule20:16 - 30 Tetor, 2025

schedule 20:16 - 30 Tetor, 2025

Gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur në 21 janar 2011, tha se Lulzim Basha, asokohe ministër i Brendshëm, deklaroi një ditë para protestës, se nuk do merrej parasysh çfarë do u ndodhte atyre që do bënin akte dhune.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Mahmutaj u shpreh se Basha, 14 vite më vonë, pasi doli nga SPAK u shpreh se ishte i keqinformuar.

Sipas Mahmutajt, Basha po luan me çështjen e 21 janarit.

“U bënë 14 vjet e gjysmë, që e prisja këtë. Në rastin e zotit Basha, kamn dy gjëra për të thënë. Më 20 janar, isha gazetari tek drejtoria e Përgjithshme e Policisë, ku zoti Basha pas mbledhjes me policinë për masat e protestës, ka thënë para gazetarëve, nesër ne nuk marrim parasysh çfarë do t’ju ndodhi atyre që kanë lajmëruar akte dhune. Para pak muajsh ka qenë në Amerikë, ka qenë i ftuar tek Zëri i Amerikës. Ka folur për 21 janarin. Tha se fillimisht më keqinformuan, më thanë se ishin varë policë, jo protestues. Basha ishte lajmëruar se çfarë do ndodhte më 21 janar. 14 vjet më mbrapa, thotë se më keqinformuan. Pra, zoti Basha, është i paaftë? Përpara SPAK vazhdon të bëjë të njëjtin spektakël, apo ka thënë diçka që ka dijeni”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!