Në fokusin e panelit të ‘Real Story’ ishte çështja e 21 janarit, një prej dosjeve më të rëndësishme që pluhuroset nga vitet që kalojnë, por thërret për drejtësi të munguar.
Analisti Arben Meçe tha se lëvizjet e Berishës janë që të deformojë këtë çështje dhe se përdorimi i audios është metaforë për shtyrje dhe bllokim.
“Prokuroria ka bllokuar hetimet se ka gjetur një ngërç. Çdo tentativë për ta rikthyer çështjen tek ajo audio, kam frikë që po e bllokon çështjen.
Lëvizja e Berishës është që të deformojë këtë çështje të rëndësishme për të. 21 janari ka nisur si çështje me ato prova dhe janë të mjaftueshme për ta kryer këtë akt.
Përdorimi i audios është një metaforë për ta shtyrë dhe bllokim.
Për personat që janë pjesë e audios dhe që flasin, Prokuroria nuk i ka marrë të regjistrojnë zërat për të bërë dhe identifikimin e tyre. “ / abcnews.al/

