Juristi Rezart Kthupi thotë se “21 janari” u zvarrit për 13 vjet dhe se kjo çështje duhet të ishte zbardhur më përpara.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Kthupi u shpreh se Sali Berisha, nuk lejoi drejtësinë të bënte punën e saj.
“Kryeminsitri nuk lejoi të merreshin kamerat e sigurisë, nuk lejoi një pushtet të pavarur të bënte detyrën e tij. Ajo çështje duhet të zbardhej më përpara. Ajo që tregoi 12 janari, ishte se nuk kishte drejtësi të pavarur, drejtësia u tut përballë pushtetit. Në 13 vjet, kjo çështje u zvarrit. Drejtësia humbi përballë pushtetit ekzekutiv”, theksoi ai./abcnews.al