Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“21 Janari” krim i Berishës apo shtetit?/ Klosi: Të mbahet qëndrim edhe për Gërdecin! Beqiri: SPAK i kontrolluar nga Berisha

schedule21:07 - 21 Janar, 2026

schedule 21:07 - 21 Janar, 2026

Sot shënohen 15 vjet nga tragjedia e 21 Janarit, një ngjarje e dhimbshme që la katër të vrarë dhe të plagosur qytetarë në kryeqytet.

Në përkujtim të viktimave, ekspertë dhe ish-zyrtarë diskutuan në emisionin “Real Story” në ABC News mbi përgjegjësitë dhe hetimet e drejtësisë.

Bajram Yzeiraj e konsideroi mungesën e pendesës nga ish-kryeministri Sali Berisha si një “absurditet”, duke kërkuar që SPAK të nisë hetimet.



Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, kërkoi që drejtësia të mbajë qëndrim të njëjtë edhe për ngjarje të tjera tragjike, si aksidenti në Gërdec.

Nga ana tjetër avokati Idajet Beqiri kritikoi SPAK-un për mosveprim dhe ngriti shqetësime mbi pavarësinë e institucionit në prag të integrimit të Shqipërisë në BE.

Bajram Yzeiraj: Deklarata e Berishës është një absurditet. Ish-kryeministri të paktën duhet të kishte një pendesë për viktimat e vrara. Fakti që nuk ka pendesë do të thotë që mbron versionin e tij. Kjo do të thotë për SPAK që të nisë hetimet.

Fatos Klosi: Ne nuk duhet të harrojmë. Nëse do mbahet qëndrim për këtë, duhet të mbahet qëndrim edhe për 26 personat që vranë në Gërdec. Duhet të mbahet qëndrim për ngjarjet e rënda.

Idajet Beqiri: SPAK end nuk është në lartësinë e detyrës dhe po luan ndjenjat e një populli të tërë. Me atë që Shqipëria është në prag të integrimit në BE. Po e injorojnë këtë çështje jo se janë të paaftë, por se janë të kapur nga ish-kryeministri i vendit, sepse ka ende kontroll mbi SPAK. Berisha i mban të lidhur jo vetëm me dosje, por edhe me akte korruptive. Kemi të bëjmë me një krim që e pranon vetë autori i tij. Nuk mbyllet “21 Janari” dot është një krim i hapur. Berisha e pranon vetë që ka bërë krim. I ka pranuar në një mënyrë apo në një tjetër në deklaratat e tij. Berisha e bëri gjak Shqipërinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!