TIRANË- Ish-prokurori Ervin Karanxha, i cili ka qenë një nga hetuesit kryesorë të ngjarjes së 21 janarit 2011, rrëfeu në emisionin “Real Story” detaje të reja mbi hetimin e vrasjes së katër protestuesve para godinës së Kryeministrisë.
Ai deklaroi se hetimi kryesor është përqendruar te vrasjet, duke e cilësuar ngjarjen “veprën penale më të rëndë, krimin ndaj jetës”.
Sipas tij, retorika politike e asaj kohe u ndez pas nxjerrjes së gjashtë urdhrave të ndalimit nga Prokuroria e Tiranës, çka solli përplasje institucionale. Karanxha theksoi se pavarësisht punës së bërë, problemet në hetim janë vërejtur më vonë nga Gjykata e Lartë dhe Gjykata e Strasburgut.
Ish-prokurori kritikoi ndërhyrjet e ish-kryeprokurores Ina Rama, duke shtuar se ai nuk ka qenë dakord me riorganizimin e grupit hetimor.
“Unë kam qenë prokurori i çështjes së 21 janarit, që jemi marrë me vrasjet, sepse kjo është vepra më e madhe që ka ndodhur, krimi ndaj jetës. Jam njoftuar nga drejtësi i prokurorisë për të marrë pjesë në veprimet e para hetimore. Kam bërë shumë veprime hetimore vete. Kemi qenë një grup hetimor, shumë prokuroria të prokurorisë së Tiranë Kam këqyrur vendit të ngjarjes. Është bërë këqyrja e anës veriore kryeministrisë dhe konkretisht po të kemi parasysh është gardhi metalik, në pjesën e brendshme, aty me prokurorët e tjetër që kemi bërë këqyrjen kemi konstatuar një sërë gëzhojash të qitura nga armë zjarri.
Kemi bërë këqyrjen. kemi gjetur rreth 117 gëzhoja të qitura nga pesë armë zjarri, që i korrespondonin “Grupit të Zjarrit”. Retorika politika që u ngrit ishte me nxjerrjen e gjashtë urdhra të ndalimit nga prokuroria shqiptare ka sjellë përplasjen dhe ngritjeje e retorikës politike. Hetimet janë bërë. Kjo është një ngjarje e rëndë, kanë humbur jetën katër qytetarë. Problematikat për këtë çështje janë konstatuar nga Gjykata e Lartë dhe Gjykata e Strasburgut.
Gjykata e Strasburgut konstaton që nuk janë hetuar zyrtarët e lartë. Ne kemi bërë detyrën. Me urdhër të ish-prokurores së përgjithshme Ina Rama jam marrë me protestuesit. Bëri një riformatim të grupit hetimor, shtoi një tjetër për shkak të organizmit. Unë skam qenë dakord me këtë, sepse kam qenë prokuror i vendngjarjes. Normale të duket që të pyeta Basha pas 15 vitesh? Kjo është skandal.”, tha ai./abcnews.al

