’21 Janari’/ Gazetari ‘zbërthen’ vendimin e “Strasburgut”: Gjykata vlerësoi se nuk është hetuar zinxhiri komandues

schedule20:20 - 14 Nëntor, 2023

schedule 20:20 - 14 Nëntor, 2023

Gazetari i kronikës Ermal Vija, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News me gazetarin Sokol Balla ka “zbërthyer” vendimin e gjykatës së Strasburgut për vrasjet e 21 Janarit. Gazetari theksoi se gjykata evropiane ka bërë përgjegjës shtetin edhe sa i takon masave të marrave për protestën që u mbajt.

Gazetari thekson se Strasburgu është ndalur tek fakti se nuk janë ezauruar etapat e para si përdorimi i ujit për largimin e protestuesve apo i gazit lotsjellës.

Këtë në fakt e thotë vendimi i gjykatës ku bën përgjegjës shtetin shqiptar sa i takon masave të marrave për organizimin e protestës dhe më pas gjatë zhvillimit, vrasja që ndodhi në bulevard, ku humbën jetën katër persona, mes të cilëve edhe Aleks Nika, pasi kanë qenë familjarët e këtij të fundit që kanë vënë në lëvizje gjykatën evropiane të të drejtave të njeriut, për të bërë më pas edhe në këtë vendim prej 48 faqesh, ku evidentohen disa nga përgjegjësitë që kanë autoritetet sa i takon mbarëvajtjes së protestës dhe më pas për përdorimin e armëve të zjarrit, që sipas vendimit të gjykatës, nuk duhet të përdoreshin menjëherë në drejtim të protestuesve. Nuk kanë ezauruar etapat e tjera, siç janë përdorimi i ujit për largimin e protestuesve dhe më pas gazin lotsjellës, ku thuhet se kanë qenë masa të ulëta të marra nga ana e policisë së shtetit dhe gardës pasi në atë kohë PS, që organizonte tubimin, i ka vënë në dijeni autoritetet për organizimin e protestës dhe për marrjen e masave. Por është evidentuar se ditën e protestës ka qenë vetëm një autobot dhe shumë pak gaz lotsjellës. Më pas, gjëja më e rëndë, është vrasja e katër protestuesve, ku gjykata i ka hyrë me detaj se si ka ndodhur dhe çfarë masash.”, u shpreh gazetari.

Në vendim, sipas gazetarit, evidentohet edhe fakti që protestuesit nuk duhet të ishin prekur për sa kohë nuk kishin hyrë në rrethimin e brendshëm të kryeministrisë. Gjykata për të drejtat e njeriut ka vlerësuar gjithashtu se nuk është hetuar zinxhiri komandues.

“E para, vendimi edhe këtë moment e prek kur thotë se protestuesit, një pjesë e madhe e tyre ishin larguar dhe sa i takon personave që kanë humbur jetën, nuk duhet të prekeshin nga plumbat për sa kohë nuk gjendeshin në rrethimin e brendshëm të kryeministrisë. Të katër rezulton që janë ekzekutuar përtej rrethimit, ku personat janë vrarë jashtë, gjë e cila nuk cenonte në asnjë moment kryeministrinë. Momentin që janë qëlluar, gjykata evidenton se janë dënuar vetëm Agim Llupo dhe Ndrea Prendi pasi është marrë si përgjegjësi individuale. Nuk është hetuar zinxhiri komandues që mund të ketë dhënë urdhrin, pra ka mangësi në hetim edhe edhe në gjykimin përfundimtar të dy zyrtarëve që janë dënuar. Duhet parë nëse ka pasur zinxhiri komandues për të qëlluar në ajër. Momenti i dytë është edhe përdorimi i armëve të zjarrit, pasi gjykata e shtrin më tej sa i takon këtij vendimi pasi jeta e qytetarëve është sërish e cenuar.”, tha Vija./abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!